Emigranti nga Siria gjendet i vdekur në Malin Sharr

Emigranti nga Siria gjendet i vdekur në Malin Sharr

Dje (16-shkurt) rreth orës 11.00, alpinisti nga Shoqëria e alpinistëve të Tetovës, i cili ka qenë duke lëvizur në atë terren, në SPB Tetovë, ka denoncuar se, mbi fshatin Vicë të Tetovës, gjatë rrugës për në majen malore Kobilicë, kanë vërjtur një trup të pa jetë të një mashkulli, i cili ka qenë në fazë të dekompozimit.

“Ekipi nga Sektori për punë të brendshme Tetovë dhe mjeku ligjorë, me helikopter të Ministrisë për punë të brendshme, për shkak të terenit ku nuk ka qasje për lëvizje me automjet dhe për të aritur më shpejtë, menjëherë janë drejtuar në vendin e raportuar, ku kanë kryer inspektimin komplet, ku është konstatuar se, trupi i të ndjerit nuk ka patur shenja dhune me ç’rast është ngritur nga vendi dhe me urdhër të prokurorit publik, është dërguar në Institutin për mjeksi ligjore në Shkup për autopsi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë inspektimit është konstatuar se me shumë gjasa trupi i pajetë i takon 32-vjeçarit M.R. nga Siria, i cili ka poseduar dokumenta të falcifikuara në emër të një personi tjetër nga Spanja, dhe më datë 28 dhjetor të vitit të kaluar, në SPB Tetovë ka qenë i raportuar si i humbur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *