Ende asnjë informacion rreth emërimit të prokurorit special

Ende asnjë informacion rreth emërimit të prokurorit special

Mbeten edhe gjashtë ditë nga emërimi i prokurorit special, që është edhe njëra ndër pikat kryesore e marrëveshjes së 2 qershorit për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni. Përkundër këtij afati, në opinion ende nuk ka ndonjë informacion për një emër të mundshëm dhe kompetencave ligjore që mund të ketë ai. Nuk ka ende asnjë informacion, as për tejaklimin e pikave dhe dallimeve kryesore mes Qeverisë dhe opozitës.

Qeveria kërkon që zgjedhja e prokurorit publik të bëhet në bazë të kornizës ligjore ekzistuese, që nënkupton Ligjin ekzistues për prokurori publike, ndërsa LSDM – ja kërkon që të sillet ligj i ri.

Ndërkaq, pavarësisht zvarritjes së zgjedhjes së prokurorit special, ditë më parë, liderët e dy partive maqedonase, ajo e VMRO-DPMNE –së dhe LSDM – së, u zotuan se marrëveshja e 2 qershorit do të realizohet, ashtu siç është marrë vesh.

Prokurori special do të zgjidhet, të mos keni dyshim për këtë, ikje nga kjo s’ka, sadoqë të jetë e vështirë për kundërshtarët politikë. Maqedonija do të ketë prokuror special i cili do të hapë procedurë parahetuese dhe hetuese për të gjithë kriminelët që janë bërë këtyre viteve, tha kryetari i LSDM – së, Zoran Zaev.

Ndërkaq, edhe Gruevski thotë se nuk ka dilema rreth zgjidhjes së prokurorit, ashtu siç është nënshkruar marrëveshja, pa asnjë ndryshim.“Ai prokuror duhet të jetë autonom dhe të ketë numër të mjaftueshëm të bashkëpunuesve. Ai nuk guxon të jetë në asnjë mënyrë i penguar në punëne tij, qofshin ato ndikime të jashtme apo të brendshme”, ka deklaruar kryeministri Gruevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *