Erdogan: Bota ka mbetur vetëm spektatore ndaj shkatërrimeve në Siri

Erdogan: Bota ka mbetur vetëm spektatore ndaj shkatërrimeve në Siri

Në Sesionin e 12-të të Konferencës së Palëve të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të luftuar shkretëtirëzimin, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan duke theksuar se vendet perëndimore të drejtën e jetës, demokracinë dhe liritë të cilat për qytetarët e tyre i konsiderojnë si të drejta themelore ndërsa për popullin sirian si luks tha se “në të njëjtën mënyrë ndaj atyre që kërkojnë të drejtat demokratike në Egjipt, ndaj atyre që ruajnë dinjitetin në Palestinë ka përdhosur të drejtat e tyre dhe e gjithë bota ka luajtur lojën e 3 majmunëve” raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në fjalimin e tij në sesionin e 12 të Konferencës së Palëve të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të luftuar shkretëtirëzimin ku Anadolu Agency është edhe partner i komunikimit global ka theksuar se sipas të dhënave të reja në Siri janë masakruar 366 mijë civilë, janë shkatërruar elementë fizikë dhe shpirtërorë të historisë të trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit ka shprehur se bota ndaj këtyre ka mbetur vetëm si spektatore.

Ai ka theksuar gjithashtu se në Siri 12 milionë njerë kanë braktisur shtëpitë e tyre ku dhe afërsisht gjysma e tyre janë strehuar në vende fqinje si Turqi, Jordani dhe Liban dhe se komuniteti ndërkombëtarë kundrejt këtyre zhvillimeve bën sikur nuk i vëren duke i injoruar.

Erdoğan tha se tani në Turqi ndodhen 2.5 milionë sirianë dhe irakianë, ku 2 milionë e 200 mijë prej tyre janë sirianë dhe 300 mijë janë irakianë. Presidenti turk ka shtuar më tej se deri tani kanë shpenzuar 8 miliardë dollarë dhe se nga bota atyre i kanë ardhur si ndihmë vetëm 417 milionë dollarë.

Erdoğan, ka vënë në dukje se vendet europiane i konsiderojnë si luks për popullin sirian të drejtën e jetës, demokracinë dhe liritë ku për qytetarët e vendeve të tyre i konsiderojnë si të të drejta themelore dhe ka shprehur më tej se “në të njëjtën mënyrë ndaj atyre që kërkojnë të drejtat demokratike në Egjipt, ndaj atyre që ruajnë dinjitetin në Palestinë ka përdhosur të drejtat e tyre dhe e gjithë bota ka luajtur lojën e 3 majmunëve”.

“Ku është demokracia, të drejtat dhe liritë? Apo demokracia është vetëm për vendet me fuqi sovrane? Demokracia, të drejtat dhe liritë a nuk janë të vlefshme për njerëzit e vendeve në jo të zhvilluara apo të zhvilluara pak? Kur fliten këto gjera dikush shqetësohet. Ne do të vazhdojmë të shprehim të vërtetën edhe sikur të shqetësohen apo të mos shqetësohen”, ka thënë Erdoğan.

– “Solidarizimi i të gjitha vendeve të botës është kusht”

Erdoğan ka potencuar se ka një pikë kthese në mënyrë që ti lihet brezit të ardhshëm një botë për të jetuar më mirë. “Në këtë pikë që të gjithë kemi përgjegjësi të rëndësishme. Këtu është e nevojshme që të gjitha vendet e botës të solidarizohen. Është kusht të ndihmojmë njëri tjetrin. Nuk duhet të jemi xhelozë në shkëmbimin e informacioneve. Mendoj se është qasje njerëzore dhe e ndërgjegjshme që të mos jemi xhelozë në shkëmbimin e informacioneve dhe në shkëmbimin e këtyre mundësive”, ka shtuar ai.

Erdoğan ka theksuar ndër të tjera se Turqia që prej 1 dhjetorit të vitit 2014 gjatë kryesimit me G20 ka treguar përpjekje intensive që të marrë vendin që meriton në rendin botëror për ndjeshmërinë e mjedisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *