Erdogan: NOBEL për Merkelin? Unë mbaj 2.5 milion refugjatë

Erdogan: NOBEL për Merkelin? Unë mbaj 2.5 milion refugjatë

Presidenti turk Erdogan ka përdorur fjalimin e tij të Premten, për të lobuar edhe njëherë për integrimin e Turqisë ne BE, pasi vend i tij është më i zhvilluar se shumë shtete tjera anëtare dhe se Evropa nuk duhet vetëm në raste rreziku të bashkëpunojë me Turqinë.

“Ju keni nevojë për ndihmën tonë ndaj refugjatëve, por pse nuk jepni dritën jeshile për integrimin tonë në BE?”, pyeti Erdogan të pranishmit.
Ai ka reaguar edhe ndaj mendimeve se Merkel duheshte të fitojë NOBEL-in për paqe, pasi ka strehuar refugjatët.
“Gjermania merr 30.000 deri 40.000 refugjatë dhe menjëherë bëhet kandidat për NOBEL, ndërsa Turqia strehon 2.2 milionë sirianë dhe 300.000 irakenë,” tha Erdogan, duke nënkuptuar politizimin e çmimit./Zhurnal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *