Erdogan paralajmëron shtetet që mbështesin terrorin

Erdogan paralajmëron shtetet që mbështesin terrorin

Duke iu referuar në mënyrë indirekte fuqive botërore që mbështesin regjimin e Bashar al-Assad në Siri, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka paralajmëruar vendet që mbështesin terrorizmin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në qoftë se disa shtete mbështesin një person të përfshirë në terrorizëm (Bashar al-Assad), atëherë kjo do të thotë se këto shtete janë të përfshira në terrorizëm. Historia nuk do t’i falë këto shtete”, tha Erdogan te mërkuren në një ceremoni për hapjen e një investimi turko-japonez, në krahinën qendrore të Turqisë Cankiri.

“Çdo ndërhyrje e bërë në Siri pa shqyrtimin e këtyre fakteve para së gjithash pasojat do ti përjetojë ky vend”, shtoi ai. Ndërsa rreth sulmit të fundit në Ankara, presidenti tha: “Për deri sa Turqia po bën një luftë të sinqertë kundër të gjitha organizatave terroriste, ata që drejtojnë shtetin, qeverinë madje edhe unë, duhet të dinë se përgjegjësit për incidente të tilla janë duke mbështetur një organizatë terroriste”.

Të paktën 97 persona u vranë dhe më shumë se 240 u plagosën në dy shpërthimet e të shtunës para stacionit kryesor të trenit në Ankara.

Presidenti gjithashtu preku problemin aktual global të refugjatëve, duke thënë se refugjatët, të cilët ishin detyruar që të shkonin drejt vendeve perëndimore, u larguan vetëm për faktin se në vendin e tyre nuk mbetën kushte për të jetuar.

“Për sa kohë që Siria nuk kthehet në një shtet për sirianët, nuk është e mundur zgjidhja e problemit të refugjatëve dhe terrorizmit në atë vend”, shtoi më tej presidenti.

Miliona refugjatë sirianë janë larguar nga vendi i tyre që kur filloi lufta katër vjet më parë. Sipas OKB-së në qershor numri i personave të zhvendosur me forcë në mbarë botën “për herë të parë në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, ka tejkaluar 50 milion njerëz”.

Turqia ka strehuar rreth 2 milionë refugjatë që u larguan nga vendi i tyre që kur shpërtheu lufta civile në Siri më shumë se katër vjet më parë. Në Turqi ndodhet numri më i madh i refugjatëve sirianë në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *