Shkaku i lëvizjes së kufizuar qendra tregtare ETC në Gostivar, ka vendosur në dispozicion të konsumatorëve shërbimin e dërgesës deri në shtëpi. Për të parë se si funksionon shërbimi, Tv Globi qendori sot te ETC.
Besnik Reka, përgjegjës i ETC në Gostivar thekson se shërbimi on-line ka tejkaluar pritshmëritë e tyre, konkretisht një numër i madh qytetarësh kanë bërë blerje nga shtëpia. Sipas tij, çdo kërkesë është realizuar në kohë dhe kështu do të vazhdohet derisa zgjatë lëvizja e kufizuar.
Për të gjithë kosumatorët që shfrytëzojnë shërbimin on-line, ETC i suprizon duke u dërguar ndonjë produkt falas.
Porositë e marra, menjëherë përgatiten nga ekipi mobil dhe nisen për te shtëpitë e qytetarëve.