EVN dhuroi 23 tableta për nxënësit e paraleles së kësaj kompanie pranë SHMTK “Gostivari”

EVN dhuroi 23 tableta për nxënësit e paraleles së kësaj kompanie pranë SHMTK “Gostivari”

EVN Maqedoni vijon me realizimin e projektit për arsim të dyfishtë të titulluar “20-20-20”. Në kuadër të këtij projekti, EVN ndau tablet kompjuterike për njëzet e tre nxënës të gjerenatës së dytë të paraleles së kësaj kompanie pranë shkollës së mesme teknike në Gostivar. Në pranim dorëzimin e tabletave ishin të pranishëm përfaqësues të EVN-së si dhe përfaqësues të kësaj shkolle. Udhëheqësi i Qendrës Energo të Konsumatorëve të Tetovës, Ardit Sadiku duke folur për rëndësinë e projektit, tha se mbëshetja e të rinjëve në kohën e dixhitalizimit, është më se e nevojshme.

Drejtori i shkollës së mesme teknike, Besir Saliu duke shprehur kënaqësinë e tij nga bashkëpunimi me EVN-në, tha se zhvillimi i këtij projekti duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

hjuui0

Në suaza të këtij projekti, në vitin 2019 në Gostivar u hap paralalja e parë e EVN-së në Gostivar, konkretish në shkollën e mesme teknike. Nxënësit që janë pjesë e këtij programi zhvillojnë punë praktike sipas standardeve evropiane dhe fitojnë aftësi të kërkuara në tregun e punës. Ata kanë kabinete të pajisura me materiale dhe pajisje të dhuruara nga EVN, që janë të njejta me ato që përdorin punonjësit e saj gjatë kryerjes së punëve të përditshme. Pas përfundimit të shkollimit, nxënësi e kësaj paralele kanë mundësi të punësohen në kompaninë EVN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *