Kompania Energjetike EVN Maqedoni ka dhuruar 25 tabletë për nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës së Mesmë Teknike Komunale “Gostivari” në Gostivar. Tabletët janë destinuar për nxënësit e profilit arsimor Elektroteknik për mirëmbajtjen e rrjetit elektroenergjetik, konkretisht përfitues të projektit 20-20-20 financuar nga EVN.
Paisjet elektronike tablet do të I’u dalin në ndihmë nxënësve dhe mësimdhënësve për përfshirje në mesimin online, si dhe më tutje do të shëbejnë drejt dixhitalizimit të librave përshtatur në platformën dixhitale Canvas.
Shpërndarja e tabletëve deri tek nxënësit dhe mësimdhënësit ka filluar nga dita e djeshme ndërsa ka përfunduar më sukses gjatë ditës së sotme.