F1, Ferrari do të përdorë motorin e pestë sezonal; dënohet me 10 pozicione në nisje

F1, Ferrari do të përdorë motorin e pestë sezonal; dënohet me 10 pozicione në nisje

Ferrari do të garojë me një motor të ri në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i pesti për këtë sezon, dhe kjo do të thotë që pilotët e “Kokëkuqes” do të dënohen me 10 vende në nisjen e garës.

Por kjo gjë nuk e shqetëson aspak gjermanin Sebastian Vettel: “E kishim në plan që në fillim ndryshimin e motorit. E kishim marrë parasysh penalizimin në këtë pistë dhe nuk jemi kapur në befasi. Ne duam të kemi një motor të fuqishëm dhe ndryshimi i tij për këtë garë duhet parë si diçka pozitive dhe jo si problem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *