F1, Rosberg: Vetëm për fitore në Meksikë

F1, Rosberg: Vetëm për fitore në Meksikë

Pilotët e Formulës 1 prej ditësh kanë mbërritur në Meksikë, aty ku do të zhvillohet gara e radhës së këtij Botërori. Enigmat për titullin botëror për pilotë e konstruktorë janë zgjidhur dhe e gjithë vëmendja është e përqendruar te beteja për vendin e dytë mes Nico Rosberg dhe Sebastian Vettel.

Piloti gjerman i Mercedesit deklaroi se mezi po pret të zbresë në pistën meksikane, ku ai do të kërkojë të harrojë vështirësitë që hasi gjatë Çmimit të Madh të SHBA-së fundjavën e kaluar.

“Kam mundësinë që të fitoj në Meksikë dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Do të përpiqem që ta arrij këtë objektiv. Do të ishte diçka fantastike për mua. Për më tepër, dua t’i tregoj shokut tim të skuadrës se radhës tjetër do ta ketë shumë më të vështirë të më mundë”, tha Rosberg.

Çmimi i Madh i Meksikës u rikthye në kalendarin e Botërorit të Formulës 1 pas 23 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *