F1, Vettel e Kimi: Kemi ritmin e duhur për garën

F1, Vettel e Kimi: Kemi ritmin e duhur për garën

Edhe pse i mbylli në vendin e 5-të sesionet e lira përpara provave zyrtare dhe garës për Çmimin e Madh të Singaportit, në “Marina Bay”, Sebastian Vettel është shfaqur tepër i kënaqur me Ferrarin e tij.

“Gjithnjë ka qenë e vështirë të parashikosh se çdo të ndodhë pas së premtes, por kjo ishte një ditë e mirë. Makina duket se funksionon më së miri, edhe pse nuk jam edhe aq i kënaqur me xhirot e zhvilluara prej meje. Tashmë duhet të përmirësohemi për provat zyrtare që do të përcaktojnë renditjen e nisjes në garë, por besoj se për të dielën jemi në drejtimin e duhur. Mercedesi është i shpejtë si gjithmonë, nuk e dimë se çfarë kanë bërë sot, por do të rikthehen në nivelet më të larta për garën. Sa i përket Red Bullit, është mjaftueshëm i shpejtë, siç edhe e kemi parashikuar”.

Ndërkohë, Kimi Raikkonen është renditur në vendin e dytë, duke e parë këtë renditje, edhe pse aspak domethënëse, si tepër pozitive. “Ka qenë një e premte e zakonshme, në të cilën kemi bërë punën tonë. Gjithsesi, e shtuna është një tjetër ditë dhe, pavarësisht se deri më tani ka ecur gjithçka mirë, për të nesërmen ka gjithnjë diçka për t’u rregulluar. A është kjo pista perfekte për ne? E vështirë të thuhet, sepse është vetëm e premte, por një ditë që kaloi shumë mirë, prej së cilës mund të marrim shtytjen për të vazhduar betejën tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *