Facebook nuk dënon gjuhën e urrejtjes edhe pse u arrestua gjermani që përqeshi viktimën Kurdi

Facebook nuk dënon gjuhën e urrejtjes edhe pse u arrestua gjermani që përqeshi viktimën Kurdi

Gjatë vikendit policia e Gjermanisë ka arrestuar një person, i cili pak orë para se të arrestohej në profilin e tij të Facebook-ut ka përqeshur viktimën Aylan Kurdi nga Siria, raporton e përditshmja gjermane Spiegel, transmeton Al-Jazeera.

Personi nacist ka qenë i njohur për policinë, pasi se një javë më herët ka urinuar mbi një fëmijë rom.

Postimin për Aylan Kurdi-n e kanë fshirë nga grupi, por nuk është bllokuar faqja që ka postuar, fakt ky që ka shfaqur pakënaqësi te opinioni.

Një numër i madh i qytetarëve kanë denoncuar faqe në Facebook që shpërndajnë gjuhë të urrejtjes. Por, publikimet e tilla me urrejtje kanë mbetur në Facebook edhe përkundër pakënaqësisë së popullatës.

Problemi qëndron në atë se Facebook nuk shikon publikimet kundër refugjatëve si gjuhë të urrejtjes sepse refugjatët nuk janë të trajtuar si “grup i mbyllur”. Nëse dikush sulmon sirianët si popull e atëherë kemi të bëjmë me gjuhë të urrejtjes, shkruan Spiegel.

Këtë ka kundërshtuar Heiko Mass, ministri i drejtësisë në Gjermanisë, i cili ka thënë se “Facebook po i nënvlerëson  njerëzit”./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *