“Facebook” së shpejti me butonin “dislike”

“Facebook” së shpejti me butonin “dislike”

Tashmë duhet të mendoheni dy herë për të bërë një postim në “Facebook”, pasi së shpejti miqtë tuaj në këtë rrjet social përveçse do të kenë mundësi për ta pëlqyer statusin tuaj, do t’u ofrohet mundësia të klikojnë edhe mbi butonin “dislike” (nuk e pëlqej).

Mark Zuckerberg ka njoftuar se kompania e tij po mendon seriozisht për shtimin e butonin “dislike” në “Facebook”.

Gjatë një seance të mbajtur në selinë e “Facebook” në Menlo Park, Kaliforni, 31-vjeçari tha se ky buton do t’i mundësojë njerëzve që të shprehin më tej ndjeshmëritë e tyre. Zuckerberg shtoi se “Facebook” është shumë pranë testimit të këtij opsioni nga përdoruesit.

Vendosja e butonin “dislike” është kërkuar vazhdimisht nga një pjesë e madhe e përdoruesve, por deri tani drejtuesi i këtij rrjeti social nuk e kishte dhënë miratimin për ta shtuar atë.

“Prej vitesh njerëzit e kanë kërkuar një opsion të tillë. Ndoshta sot është një ditë e veçantë pasi ne fillojmë të punojmë për shtimin e tij”, tha themeluesi i “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *