Fëmijët e sëmurë, temperatura kontrollohet me Kinsa

Fëmijët e sëmurë, temperatura kontrollohet me Kinsa

Është e pashmangshme: pikërisht kur mendoni se fëmija juaj është i sigurtë në shkollë dhe ju shkoni në punë, merrni një telefonatë që ai mund të jetë sëmurë.

Do të lini gjithçka sigurisht, të çoni fëmijën në shtëpi dhe të kujdeseni për të. Por mund edhe të kontrolloni temperaturën e fëmijës apo ethet e virozave nëpërmjet një aplikacioni me termometër.

Thjesht lidheni termometrin me telefonin tuaj dhe në anën tjetër masni temperaturën. Ky aplikacion i quajtur Kinsa, mat dhe më pas memorizon, kështu që mund të kontrolloni progresin e temperaturës dhe të ruani të dhënat automatikisht në telefonin tuaj. Aplikacioni madje ofron dhe disa këshilla për sëmundjet./ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *