Festa e Kurban Bajramit, Kriza prek edhe ‘sofrën’ e Bajramit

Festa e Kurban Bajramit, Kriza prek edhe ‘sofrën’ e Bajramit

Më pak qytetarë, si çdo ditë tjetër e zakonshme, sikur nuk jemi vetëm para një dite feste.

Kështu dukeshte qyteti i Gostivarit sot. Ata pak qyetarë, të dalur, mundoheshin sa më shpejtë të përfundojnë përgatitjet për Kurban Bajramin, festën e dytë më e rëndësishme në boten islame, pas Fitër Bajramit. Kriza ekonomike ka bërë që kjo festë të jetë nga viti në vit më e vështirë, e cila përpos ëmbëlsirave kulmon edhe me ritin e kurbanit, dhe të gjithë qytetarët të intervistuar nga Televizioni ynë shprehën të njëjtën gjë që kriza ka ndikuar tej mase dhe mezi që kanë arritur të përgatiten për festën e ditës së nesërme dhe se sofra e kësaj feste do i gjejë më të varfër se bajramet tjera për shkak të papunësisë dhe standardit jetësorë. Por, edhe kundër krizës ata thonë se të paktën do të marrin ëmbëlsira apo ndonjë dhuratët të vogël për fëmijë.

Megjithatë ka qytetarë të cilët festën e Kurban Bajramit e presin njësoj si vitet e kaluara duke festuar me familjen dhe shoqërinë.

Në shtëpitë e myslimaneve këtë ditë ka gatime të shumta, pije dhe ëmbëlsira. Dita e festës nis me faljen e namazit të Bajramit në Xhami, i cili sivjet do falet në ora 07 e 10 minuta, pastaj vazhdon me ushqimin e mëngjesit së bashku me familjen dhe vizitat në shtëpitë e njeri-tjetrit.(në edicionin e lajmeve të ditës së sotshme ora 18:00 dhe 21:00 ndiqni anketën me qytetarët)./ TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *