Filiposki: I mbështesim masat e reja ekonomike qeveritare dhe jemi për zgjedhje parlamentare pa prolongim

Filiposki: I mbështesim masat e reja ekonomike qeveritare dhe jemi për zgjedhje parlamentare pa prolongim

Socialdemokratët gostivaras prezantuan masat qeveritare për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga koronavirusi. Dragoljub Filiposki, njeriu i parë i LSDM – së në Gostivar, prezantoi disa nga masat për mbështetjen e ekonomisë vendore, me theks të veçantë kartelat pagesore për qytetarët dhe ndihmën e drejtëpërdrejt për kompanitë nga sfera e hotelierisë, turizmit e të tjera.

Dragoljub Filiposki – “Bëhet fjalë për ndihmë direkte të qytetarëve dhe ekonomisë. Do të përkrahen të gjitha kategori edhe ato të rrezikuar dhe tjerët. Do të shpërblehen edhe mjekët dhe personeli mjekësor . Vlera e masave të treta kapin shifrën e 555 milionë eurove dhe nëpërmjet tyre do të përfitojnë 730 mijë qytetarë”.

Filiposki foli edhe për mundësin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Ai ripërsërit qëndrimet e partisë se zgjedhjet do të mbahen edhe pavarësisht faktit nëse partia opozitare VMRO do të marr pjesë në to. Sipas Filiposkit, argumentet e kreut të opozitës Hristijan Mickoski, se procesi zgjedhor paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve, janë të pabaza. Nga LSDM thonë se procesi i votimit do të jetë 100% i sigurt.

Dragoljub Filiposki – “Mickoski dëshiron të na shtyej drejt një krize të re. Në kohën kur vendet fqinje Sërbia dhe Kroacia nxitojnë ti organizojnë zgjedhjet përpara një vale të re infektimesh nga COVID 19, Mickoski dhe DPMNE kërkojnë tu shtyejnë zgjedhjet. Përmendin shtatorin, vjeshtën dhe të tjera edhe pse Komisioni për sëmundje infektive alarmon se gjatë vjedhtës mund të ketë valë të re infektimesh si pasojë e hapjes të kufijve, shkollave e çerdheve. Është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme të kërkosh zgjedhje në vjeshtë”.

Në fund Filiposki tha se qytetarëve të Maqedonisë tani ju duhet Kuvend, Qeveri e re funksionale e politike e cila do të gëzoj legjitimitetin e plotë të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *