Filloi asfaltimi i një rrugë në Dobërdoll

Filloi asfaltimi i një rrugë në Dobërdoll

Në fshatin Dobërdoll është asfaltuar edhe një rrugë e re. Rruga me gjatësi prej rreth 350 metra ka kushtuar 250. 000 euro. 80 për qind të mjeteve janë siguruar nga Komuna e Vrapëishtit, kurse pjesa tjetër nga vetë banorët. Kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani, i cili ka mbikqyrur nga afër zhvillimin e punimeve, tha se kjo rrugë duhet të shërben si shembull në të ardhmen, pasi e njejta është ndërtuar sipas të gjitha standardeve, me kanalizim për ujrat fekal e atmosferik, ndriçim publik, trotuare e sinjalizim.

Amir Demiri, mbykqyres i projektit për asfaltimin e kësaj rruge, ka falenderuar Komunën e Vrapçishtit, mërgatën dhe banorët për kontributin e dhënë.

Banorët të cilët jetojnë përgjatë kesaj rruge, janë shprehur falenderues për këtë investim, të cilin thonë se e kanë pritur me vite.

Asfaltimi i rrugës do të përfundon gjatë ditës së sotme dhe nga nesër do të vendoset në funksion të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *