Filloi asfaltimi i rrugës “Sedek Kostoski”

Filloi asfaltimi i rrugës “Sedek Kostoski”

Ka filluar asfaltimi i rrugës “Sedek Kostoski” në Gostivar në segmentin prej te ish fabrika e bukës deri te kryqëzimi me rrugën “Vëllezërit Bllazhevski”. Që mos vijë deri te bllokimi i tërësishëm i trafikut, fillimisht asfaltohet vetëm njëra korsi, ndërsa tjetra është e lirë për qarkullim të automjeteve.

“Ditën e nesërme duhet të mbarojnë punimet në këtë rrugë, konkretisht të mbarojë asfaltimi edhe i korsisë tjetër. Kërkojmë mirëkuptim nga ana e qytetarëve dhe i falenderojmë të njejtit për durimin e treguar, pasi në këtë pjesë të qytetit ka pasur punime të vazhdueshme në infrasktrukturën rrugore dhe bllokim të trafikut”,

thonë nga Komuna e Gostivarit. Javën e kaluar u bë asflatimi edhe i rrugës së “Ilindenit” e cila lidhet me rrugën “Sedek Kostoski”. Ndryshe, me plan-programin e vitit tjetër, komuna e Gostivarit parashe edhe rikonstrumin dhe asflatimin e pjesës tjetër të rrugës së “Ilindenit” deri në dalje të qytetit, konkretisht pika pagesore në Gostivar dhe vazhdimin e rikonstrumit të rrugës “Sedek Kostoksi” deri te rrethrrotulimi te moblieria “Dam Kom”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *