Në Gostivar ka filluar dezinfektimi i ndërtesave kolektive. Kjo masë ka ardhur si preventivë nga virusi korona me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Dezinfektimin e kryen ndërmarja publike “Parkingjet publike dhe gjelbërimi”, drejtori i së cilës, Bekim Çelebiu, ka ndjekur nga afër procesin i cili sot zhvillohej në lagjen “Maleardi” në Gostivar.
Drejtori Çelebiu tha se dezinfektimi përfshinë të gjitha hyrjet e ndërtesave, korridoret me shkallët dhe dyert hyrëse të banesave.
Pas mbarimit me dezinfektimin e ndërtesave, në bashkëpunim me policinë, do bëhet edhe dezinfektimi i të githa automjeteve që hynë në qytetin e Gostivarit.
Ndryshe, këto masa të reja dolën si propozim nga mbledhja e tretë e Shtabit të emergjencës pranë Komunës së Gostivarit.