Filloi edicioni i katërt i festivalit ndērkombëtar të teatrove “Othello”

Filloi edicioni i katërt i festivalit ndērkombëtar të teatrove “Othello”

Me shfaqen “Pula”, nga trupa e teatrit të Sfumato e Sofje të Bullgarisë dhe nën regji të Ana Bateva, u hap edicioni i katërt i festivalit të teatrove ‘Othello” në Gostivar. Nën luftën për të jetuar në “qytetin e madh”, dhe duke u dashuaruar me njëri – tjetrin personazhët Nina Zareçnaja dhe Aleksandër Timofeviç, përballen me miqësi të rreme dhe në një ambient artificial. Komedia “Pula” më tej trajton çfarë ndodh me “lirinë” kur ajo largohet nga fryma njerëzore dhe bëhet arsye për jetesë material dhe dëshirë për famë. Këto ishin kureshtjet që patën rastin ti shlyejnë njerëzit e pranishëm në ambientet e hapura të restorant “Ignatia”, aty ku u dha shfaqja.

Argjend Hasani, drejtori i Festivalit ndērkombëtar të Teatrove “Othello”, tha se përgatitjet për edicionin e sivjetëm kanë shkuar mbarë, duke uruar vitet tjera sërish të kthehen në skenat e teatrove të vërtetë, pasi sivjet për shkak të pandemisë, skenat janë të improvizuara dhe nën qiell të hapur.

Hajdar Hajdari, menaxher i marketingut, shpalosi agjendën e festivalit “Othello”, i cili sivjet sjellë pesë shfaqe, të gjitha të zhanrit të komedisë.

Deri me 26 shtator çdo natë në Gostivar do të jetë natë teatri. Sonte, në natën e dytë do të jepet shfaqja “Tregimi Zoologjik” nga Teatri i Tetovës dhe Universitetit të Tetovës. Të gjitha shfaqet fillojnë në ora 20 dhe jepen në ambientet e hapura të restorant “Ignatia” në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *