Filloi implementimi i projektit SECO 2, Gostivari zgjedh problemin me ujin për pije

Filloi implementimi i projektit SECO 2, Gostivari zgjedh problemin me ujin për pije

Me mbikqyrje të terrenit ka filluar implementimi i projektit SECO 2, përmes të cilit do të bëhet përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit të Gostivarit. Ky projekt parasheh ndërtimin e dy rezeruvareve të reja me kapacitet prej 9000 m3 ujë rezervë, me të cilin do të sigurohet furnizim me ujë të çdo pjese të qytetit gjatë gjithë vitit pa problem. Isak Lazami, drejtor i ndërmarrjes publike “Komuanlec”, përmes së cilës realizohet projekti, ditën e sotme e ka cilësuar si një ditë të madhe për Gostivarin. Ai tha se pas një viti e gjysëm, Gostivari dhe disa fshatra të cilët furnizohen nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit, përfundimisht zgjedhin problemin me ujin për pije.

Vullnet Çerkezi, ekspert dhe anëtar i ekipit mbikqyrës nga ndërmarrja komunale e Gostivarit, tha se SECO 2 parasheh ndërtimin e dy linjave të reja të ujësjellësit për furnizim me ujë të fshatit Forinë dhe Banjicë e Epërme me gjatësi 20 kilometra dhe rikonstrumi të tre kilometrave në rrjetin ekzistues të rrjetit në vendbanimet më të larta në qytet dhe vendosjen e disa pusetave të veçanta për balansim dhe reduktim të humbjeve të deritanishme të ujit.

Brajan Shonesi, mbikqyrës i kompanisë së huaj për realizim të projektit, parasheh që i njejti të implementohet pa pengesa dhe në kohë.

Ky projket peshon pesë milon euro dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim së bashku me Komunën e Gostivarit.

Me SECO 1 ishin harxhuar rreth 12 milion euro, ndërsa do të pasojë edhe faza e tretë përmes së cilës parashihet edhe ndërtimi i një filterstacioni të ri për ujësjellësin e Gostivarit, me të cilën pos funzimit pa pengesa, gostivarasit përfudnimisht do të konusumojnë edhe ujë të filtruar. Deri në mbyllje të të njetit pritet të harxhohen mbi 20 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *