Filloi montimi i Qendrës Informative Turistike në Gostivar

Filloi montimi i Qendrës Informative Turistike në Gostivar

Taravari: Nuk bëhet fjalë për uzurpim ilegal të pronës publike

Objekti montues i cili nga dita e djeshme është vendosur në sheshin e qytetit të Gostivarit është qendra e ardhshme informative turistike. Kështu bën të ditur kryetari Arben Taravari, i cili duke komentuar regimet e fundit në rrjetet sociale, tha se kjo është pjesë e fushatës të cilët e zhvillon oponenti politik, për gjoja uzurpim të pronës publike nga pushteti aktual në Gostivar.

Në rrjetet sociale kishte komente se objekti është ndërtim pa leje. Kryetari Taravri tha se ky objekt është legjitim pasi ka kaluar edhe filtrin e këshillit komunal me unanimitet votash. Ai tha se qendra së shpejti do të vendoset në fuksion, ndërsa ka pasur vonesa për shkak të pandemisë.

Projekti është promovim për ofertë lokale turistike dhe realizohet me përkrahje të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut. Objekti montues është një nga disa Info Qendrat e Mençura dhe Qendra Promovuese (Smart Tourist Info and Promo Offices), të cilat janë paraparë edhe për Tetovën dhe Mavrovë-Rostushën. Ata do të jenë të lidhura me platformë me info qendrat e Kosovës dhe Shqipërisë. Palnifikohet punësimi i katër personave. Këshilli paraprakisht votoi edhe mbulimin e harxhimeve për funksionimin e kësaj qendre në nivel vjetor, për çka u ndanë 35 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *