Filloi ndalesa për peshkim.  Rrojet e “Bash Vardar” në terren

Filloi ndalesa për peshkim. Rrojet e “Bash Vardar” në terren

Deri në fund të Shkurtit të 2016, rojet e “Bash Vardar” në terren

Shoqata sportive e peshkatarëve “Bash Vardar” në Gostivar, e cila është koncesionere e lumit Vardar, bashkë me rrjetin e gjerë të ujërave-lumenjve sportiv të Komunës së Gostivarit, i lajmëron të sportistët-peshkatarët të cilët janë dashamirë të sportit të peshkimit si dhe anëtar të shoqatës “Bash Vardar”, se prej datës 01.10.2014 e deri me datë 28/29.02.2015, vendos ndalesë për gjah të peshkut duke u bazuar në vendimin e publikuar në Gazetën zyrtare 07/2008 dhe nenin 93 të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë, në bazë të Statutit të Shoqatës me nr.rendor 13-11 të datës 22.03.2011 si dhe kontratave për koncesion me nr.rendor 51/6619-11 dhe 51/6619-12 të Ministrisë ë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Ata të cilët do të kapen duke gjuajtur peshq në mënyra të ndryshime, nga ana e ekipit-rojeve do të merren masa të rrepta dhe do të dënohen sipas Ligjit. Të njëjtëve do ju merren mjetet për peshkim, ndërsa materiali i konfiskuar do të merret si dëshmi para organeve gjyqësore dhe inspektoratit shtetëror për masa të mëtutjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *