Filloi ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në një nga lagjet kryesore të fshatit Çegran

Filloi ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në një nga lagjet kryesore të fshatit Çegran

Në njërën nga lagjet kryesore të fshatit Çegran këto ditë kanë filluar punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit. “Ky investim realizohet në bashkëpunimet mes Komunës së Gostivarit dhe firmës private “Erpalja Kompani”, e cila ka marrë për sipër vullnetarisht të bënë ndërtimin e kanalizimit”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Kjo e fundit është përkujdesur për përpilimin e planit dhe do të asiston në mjete materiale, kurse firma private realizon punët ndërtimore dhe do të siguron po ashtu një pjesë të materialeve të nevojshme për ndërtimin e rrjetit.

Në komunikatën për shtyp të Komunës së Gostivarit njoftojnë poashtu se për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në terren, ka dalur edhe kreu i Gostivarit Nevzat Bejta, i cili ka shpreh falënderim publik për drejtuesit e kompanisë “Erpalaja”, që nga vullneti i mirë dhe me qëllim për tu dal në ndihmë banorëve të lagjes, kanë marrë për sipër realizimin e punimeve të kanalizimit pa kompensim material.

Nga komuna më tej njoftojnë se Bejta ka theksuar se “rasti me drejtuesit e kësaj firme, duhet të jetë një shembull pozitiv edhe për pronarët e firmave të tjera private për të kontribuar në të mirë të shoqërisë”. “Bëhet fjalë për një rrjet kanalizimi fekal prej 800 metra. Sipas përllogaritjeve, në sistemin e kanalizimit pritet të kyçen rreth 80 amvisëri të kësaj lagjeje.

Vlera e investimit ishte parallogaritur të jetë 4.100.000 denarë, por sipas gjitha gjasave do të ketë rritje, për shkak të vazhdimit të rrjetit me kërkesë të banorëve”, thonë nga Komuna e Gostivarit. /A.B. TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *