Fillojnë punimet në amfitetarin veror të SH.K.A “Jahi Hasani”

Fillojnë punimet në amfitetarin veror të SH.K.A “Jahi Hasani”

Kanë filluar punimet ndërtimore në amfiteatrin veror të Shoqërisë Kulturore Artistike “Jahi Hasani” në Çegran. Zhvillimin e punimeve së bashku me anëtarë të shoqërisë e kanë ndjekur nga afër përfaqësues të Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Kulturës, të cilët theksuan përpjekjet e tyre për të përmirësuar kushtet e veprimtarisë të kësaj shoqëria e cila është simbol i kulturës autoktone shqipëtare në rajonin e Pollogut. Amfitetari veror do të mundëson pos zhvillimit të provave të shoqërisë edhe zhvillim të manifestimeve të ndryshme kulturore dhe organizim të manifestieve tjera në fshatin Çegran. Jasin Demiri-zëdhënës i Komunës së Gostivarit, deklaroi se për pjesën e gjelbërimit dhe shtrimin e bllakave të bekatonit do të përkujdeset pushteti lokal.

Afan Elezi, përfaqësues i Ministrisë për Kulturë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sqaroi se për pjesën tjetër të punimeve te amfiteatri do të kujdeset dikasteri ku ai është i angazhuar.

Për punët dhe aktivitetet e shoqërisë nga Çegrani, për periudhen e kaluar dhe planet e saj për të ardhmen, foli koreografi Berat Xhelili. Ai tha se janë në pritje të protokolleve nga Ministria e Kulturës se si do të zhvillohen aktivitete në të ardhmen. Për shkak të pandemisë, Xhelili tha se si shoqëri kanë pasur pauzë tre mujore.

Gjatë muajit korrik të këtij viti, “Jahi Hasani” do të zhvillon manifestimin tradicional “Eksodi kosovar – Kampi Cegranit”, si dhe jubileu “30 vjet nga falja e gjaqeve në Rudinën e Çegranit 1990-2020”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *