Fillojnë punimet për ndërtimin e kanalizimit në lagjen e vreshtave

Fillojnë punimet për ndërtimin e kanalizimit në lagjen e vreshtave

Deri tani ata kanë shfrytëzuar gropa septike apo jama që para shumë viteve i kanë ndërtuar vetë. Kanalizimi i ri ka një gjatësi prej 630 metra dhe vlera e përgjithshme e investimit është rreth 90 mijë euro, investim ky i përbashkët i Komunës së Gostivarit dhe NP”Komunalec”.

I pranishëm në fillimin e ndërtimit të kanalizimit të ri në Banjicë të Poashtme ishte edhe kreu i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me bashkëpunëtorët e tij. Beja me këtë rast theksoi se ky investim vjen nga premtimet e dhëna elektorale në vitin 2013 gjatë zgjedhjeve lokale dhe se kjo ka qenë kërkesë e vet banorëve të kësaj ane.

Punët për hapjen e kanalizimit të ri në Banjicë të Poashtme i kryen NP “Komunalec”. Drejtori i kësaj ndërmarrje, Memedali Xhaferi, tha se për kanalizimin do përdorën gypa të profileve sipas standardit. Paralelisht bëhet edhe ndërimi i rrjetit të ujësjellsit, me të cilën do zgjidhet problemi me furnizim për ujë për pije në pjesën e kësaj zone të Banjicës së Poashtme.

Banorët e lagjës u shprehën falemenderues për këtë iniciativë nga ana e Komunës së Gostivarit. Ata sqaruan se mirëmbajtja e jamave në vit u ka kushtuar nga 1000 mijë euro dhe se u ka shkatruar probleme, pasi uji nga jamat ka dalë dhe ka vërshuar shpesh rrugën por edhe fushën me të mbjellura bujqësore.

Drejtori i NP’ Komunalec” Memedali Xhaferi bëri të ditur se punët do kryhen brenda njëzet ditëve. Ndryshe, deri tani qyteti i Gostivarit është i mbuluar me rreth 70 për qind me kanalizim ndërsa për pjesë e mbetuar u premtua se edhe ajo do bëhet së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *