Fillon grumbullimi i 10.000 nënshkrimeve për ligjin për amnisti

Fillon grumbullimi i 10.000 nënshkrimeve për ligjin për amnisti

Nga mëngjesi i ditës së sotme nga hapësirat e KSHZ-së, Inicativa Qytetare do të filloj të grumbulloj nënshkrimet për propozim Ligjin për amnisti, me të cilën kërkohet që të ndërprehet dënimi me burg për ata që kanë kryer 40 % të burgut, njofton 24vesti.

Gjatë dy muajve të ardhshëm do të duhet që të grumbullohen 10 mijë nënshkrime. Iniciatorët e dënimit thonë se presin që të grumbullohen nënshkrimet e duhura edhe pse ankohen për obstruksione dhe kërcënime. Banorët e vendeve më të vogla do të duhet që të udhëtojnë deri te qytetet fqinje për t`u nënshkruar në këtë iniciativë.

Ndërkaq, nga iniciativa paralajmërojnë se teksti i ligjit do të përpilohet nga ekspertë të drejtës penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *