Fillon shitja e kurbanëve për Bajram

Fillon shitja e kurbanëve për Bajram

Kurban Bajrami karakterizohet me therjen e kurbanëve. Therja e tyre bëhet fill pas faljes së namazit të Bajramit. Kështu, shumë qytetarë të besimit islam blejnë kurbanë dhe mishin e tyre ua shpërndajnë të varfërve. E në Gostivar tashmë ka filluar shitja e tyre. Çmimi i një deleje (kurban) sillet nga 120 deri në 140 euro.

Edhe qytetarët e tjerë të cilë kishin dal për të blerë kurban i thanë televizionit Globi se çmimi i kurbanit është real dhe se kurbanet që do ti blejnë do ti therrin në shtëpi sipas normave fetare islame.

Ndërsa shitësit e kurbanëve thonë se këtë vit nuk janë të kënaqur me interesimin e qytetarëve, ankohen se nuk kanë çmim të siguruar, dhe mbi të gjitha situata me pandeminë dhe mungesa e mërgimtarëve ndikon në shitje. Nga ana tjetër mungon edhe përkrahja institucionale për këtë kategori të blegtorëve.

Dita e Kurban Bajrami karakterizohet për shkuarjen në Mekë për ta kryer ritualin e Haxhit dhe prerje të kurbanit, ritual ky i cili simbolizon devotshmërinë dhe përmbush ligjin islam për të ushqyer ata që nuk kanë asgjë për të ngrënë edhe në këtë ditë të madhërishme siç është dita e Kurban Bajramit. Dita e Kurban Bajramit është të premten dhe falja e namazit bëhet në ora 06:08.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *