Fitojnë betejën me virusin korona, gjashtë pacientë nga Gostivari lëshohen në shtëpi

Fitojnë betejën me virusin korona, gjashtë pacientë nga Gostivari lëshohen në shtëpi

Gjashtë pacientë, prej të cilëve pesë nga rajoni i Gostivarit dhe një nga Kërçova, të cilët janë trajtuar në Repartin Infektiv pranë Spitalit të Gostivarit, e kanë fituar betejën me virusin korona. Te ata edhe rezultati i testit të dytë ka dalë negativ, për çka sot janë lëshuar në shtëpi. Ndërkohë, brenda 24 orëve të fundit në Gostivar sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë është regjistruar vetëm një rast me Covid 19 dhe një pacient i moshës 56 vjeçare ka humbur jetën

Mantel-bardhët thonë se shifrta e fundit flasin për rënie të të infektuarve me koronavirus në rajonin e Gostivarit. Aktalisht nga 24 shtretër në Repartin Infektiv në Gostivar të zënë janë vetëm 11. Pacientët e shtruar shumica janë nga Gostivar dhe disa nga Komuna e Vrapçishtit. Mjeku infektolog, Ratko Naumoski, njëherit përgjegjës i Repartit Infektiv, tha se vetëm njëri nga pacientët e shtruar ndodhet në gjendje më të rëndë. Ai bëri të ditur se sot kanë pranuar edhe një pacientë të ri me probleme me frymëmarrjen, por derisa të del rezultati i testimit, nuk mund të thuhet se është i prekur nga Covid 19.

“Momentalisht në Repartin Infektiv kemi 11 pacientë. Sot kemi lëshuar në shtëpi gjashtë pacientë me nga dy teste negative për Covid 19. Nga 11 paicnetët e shtruar, vetëm një paciente është në gjendje më të rëndë me saturim të ulët e cila është edhe diabetike. Të tjerët, përgjithësisht janë në gjendje mestare të rëndë, por stabilke. Mendoj se mjekimi i tyre i mëtejmë do të shkojë mirë dhe pa probleme. Aktualisht kemi edhe një pacientë të pranuar në Ambulantën tonë I cili është testuar sot, por akoma nuk i kemi rezultatet. Megjithatë, gjendja e tij paraqitet serioze me sturim 36 të mushkërive dhe planifikojmë ta dërgojmë për në Shkup”, deklaron Ratko Naumoski, përgjegjës I Repartit Infektiv pranë Spitalit të Gostivarit.

Infektologu Naumoski bëri të ditur se mosha e të hospitalizuarave në Gostivar është 50 vjeç e më sipër. Një pjesë e tyre kanë edhe sëmundje shoqëruese, më shpesh me diabet dhe me bronkit.

“Mosha e pacientëve të shtruar te ne është nga 50 vjeç e më sipër. Nuk kemi pacientë të moshave të reja. Nga ata që i trajtojmë aktualisht, dikush janë me komorbiditete, më shpesh vuajnë edhe nga diabeti dhe nga bronkiti obstruktiv i shkaktuar nga e kaluara”, deklaron më tej infektologu Naumoski, përgjegjës i Repartit Infektiv pranë Spitalit të Gostivarit.

Pacientët e shtruar në Repartin Infektiv në Gostivar trajtohen me anti-biotik multi-vitaminoz, Sumamed i cili merret në mënyrë orale dhe barna kundër temperaturës së lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *