Flamurtari lëviz në merkato, arrihet akordi me mesfushorin Burak Menga

Flamurtari lëviz në merkato, arrihet akordi me mesfushorin Burak Menga

Sipas drejtuesve të Fl amurtarit, merkatoja e tyre nuk është e bllokuar dhe ata po lëvizin për afrimet. Klubi kuqezi ka arritur dje akordin me mesfushorin Burak Menga. “Panorama Sport” zbulon se 25-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka mbërritur në Vlorë për t’u bashkuar me ekipin e drejtuar nga trajneri Dritan Resuli.

Menga luan si mesfushor qendre, ka lindur në Gostivar dhe e ka nisur karrierën me ekipin e vendlindjes, më pas ka kaluar te Vllazërimi e pastaj në Sllovaki, por për vitet e fundit është e vështirë të gjesh informacion për këtë lojtar.

Sipas drejtuesve të Flamurtarit, lojtari vjen nga Spartak Tërnava dhe ata e shohin si një përforcim me vlera për mesfushën, duke parë eksperiencën e 25-vjeçarit.

Menga ndodhet në Vlorë dhe me shumë gjasa do të firmosë me Flamurtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *