Florim Osmanit nga fshati Raven i rrezikohet prona nga lumi, institucionet nuk reagojnë

Florim Osmanit nga fshati Raven i rrezikohet prona nga lumi, institucionet nuk reagojnë

Reshjet e fundit kanë tejbushur lumin e fshatit Raven, me çka disa prona përreth tij janë vendosur në rrezik. Mesin e tyre është edhe një objekt i ndërtuar nga Florim Osmani nga ky fshat, i cili thotë se këtë problem e ka paraqitur te të gjitha institucionet kompetente. Mendimi i çdo institucioni ka qenë pozitiv që përgjatë pronës s ë tij duhet të ndërtohet murë mbrojtës. Muri, siç theksohet nga Drejtoria për mjedis jetësor – Departamenti i ujrave dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – Njësia rajonale në Gostivar, duhet të rregullohet nga pushteti lokal i Gostivarit.

Prona ku e ka ndërtuar objektin Osmani, është në emër të shtetit, për të cilën pronari është në proces gjyqësor për ta kthyer në emrin e tij, pasi toka buzë lumit, dikur ka qenë pronë e paraardhësve të tij. Objekti i ndërtuar është ilegal, por edhe atë e ka në procedurë legalizimi. Nisur nga kjo, institucionet thonë se kompetenca është e Komunës së Gostivarit dhe që mos vijë deri te rrezikimi i pronës, ajo duhet të sigurohet me murë mbrojtës.

Osmani thotë se ka kontaktuar me autoritetet lokale dhe nga atje përgjigja, sipas tij, ka qenë se aktualisht nuk ka mjete financiare për intervenim. Megjithatë, thotë ai, pushteti lokal edhe pse nuk ka para, nuk e lejon as ai vetë ta rregullojë murin.

Nga Komuna e Gostivarit thonë se janë të njoftuar me problemin.

“Jemi në shqyrtim të rastit për të cilin ju interesoheni si media. Kërkojmë zgjidhje dhe sapo situata të qartësohet dhe të kemi mjete financiare në Buxhet, pasi viti sapo ka filluar, besojmë se do të ketë intervenim sipas normave ligjore”,

përgjigjen nga Komuna e Gostivarit. Lumi, nga objektet e shumta të nndërtuara rreth tijë, është ngushtuar dhe pos gryerjes së dheut, ka filluar ta dëmtojë edhe urën e cila ndodhet në qendër të fshatit Raven.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *