Fluent, ndarja solemne e certifikatave të vitit shkollor 2019/20

Fluent, ndarja solemne e certifikatave të vitit shkollor 2019/20

Qendra e kurseve “Fluent” në Gostivar sot ndau certifikatat për nxënësit, të cilët morën pjesë në kurset e gjuhës angleze e gjermane. Ceremonite e organizuara nga ana e FLUENT me rastin e perfundimit te vitit shkollor, respektivisht shkolles verore tashme jane shnderruar ne praktike e cila pritet jashtezakonisht mire nga ana e prinderve dhe nxenesve. 

Për dallim nga vitet e tjera marrë parasyshë situatën e ndikuar nga pandemia e Covid 19 organizimi sivjet u bë në qiell të hapur respektivisht në parkun e qytetit aty ku nxënësit kursist kanë marrë çertifikatat për kursin e mbaruar.

Koordinatorja për Gostivar qendrë së kurseve Fluent për Gostivar, Elif Musai Nasufovska përgëzoi nxënësit për sukseset e tyre dhe shprehu shpresën për vazhdimin e këtyre kurseve edhe në të ardhmen.

“Me lejoni qe permes ekranit tuaj televiziv dhe shtepise suaj mediatike qe asnjehere nuk heziton ti mbuloje ngjatjet tona, te shpreh kenaqesine qe jam pjese e ketuj institucioni dhe te kem administurar, menaxhuar apo mesuar keta kursiste tejet te arsyeshem, dituridashes e progresiste ne te gjitha kuptimet e mundesishme. Duhet te themi me patjeter qe suksesi qe kane arritur kandidatet kursiste eshte per tu admiruar. Principieliteti i tyre ne ndjekjen e mesimit edhe online ne gjysmevjetorin e dyte eshte per tu pershendetur “ tha Musai – Nasufovksa

Musai – Nasufovksa ka bërë të ditur se në vijim janë regjistrimet për vitin e ri shkollor I cili në Fluent do të filloj javën e ardhëshme. Procesi mësimor do të zhvillohet konform protokolleve të parapara mbrojtse kundrejt pandemisë nga Covid 19.

Viti i ardhshem shkollor do filloje nga jave e ardhehme, mirepo ne format te reduktuar oresh dhe neper mesonjetore do te kete numer te pergjhsmhar kursistesh. Motoja e vitit pasues eshte “…perspektive inovative e edukimit”, me crast synojme te kemi edhe programe tjera me programe tejet atraktive e te dobishme, sikurse “Efikas & Efektiv”, “E shtuna aktive…” dhe “…ekspeditiv!”. 

“FLUENT” është qendër për kurse nga lëmi i gjuhëve të huaja, kurse të ndryshme përgatitore e trajnime. Aktualisht funksionon në disa qytete të Republikës së Maqedonisë, edhe atë: Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë, me tendencë të përhapjes edhe në qytete të tjera të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *