FMN: Investimet do të krijojnë 30.000 vende të reja të punës në Maqedoni

FMN: Investimet do të krijojnë 30.000 vende të reja të punës në Maqedoni

Mbi 30.000 vende të reja të punës nga investimet e drejtpëdrejta të huaja do të krijohen në Maqedoni gjatë dy deri tre viteve të ardhshme, publikoi Fondi monetar ndërkombëtar në raportin i cili doli dje nga misioni i rregullt në vend, të zbatuar në korrik të këtij viti.

Zvogëlimi i papunësisë në vend është prioriteti kryesor i Qeverisë së Maqedonisë, njoftojnë nga FMN-ja dhe shtojnë se strategjia për zvogëlimin e papunësisë është në të vërtetë bazë për tërë politikën ekonomike të cilën e zhvillon Qeveria. Nga Fondi vlerësojnë se në ekonomi të vogël dhe gjeografikisht të mbyllur si e jona, mënyra e vetme për zvogëlimin e papunësisë është përmes hyrjes së investimeve.

Që të tërheq investime të drejtpëdrejta të huaja, Qeveria e Maqedonisë, siç thonë, ofron sistem tatimor dhe biznes klimë të mirë dhe i bën investimet e nevojshme në infrastrukturë. Strategjia e tillë për zhvillim veçmë jep rezultate, konstatojnë nga FMN-ja dhe potencojnë se Maqedonia ka rritje më të madhe ekonomike në rajon.

Vitin e kaluar Maqedonia ka pasur rritje më të lartë në rajon me shkallë prej 3,8 për qind rritje të BPV-së. Për këtë vit Fondi projektin rritje prej 3,2 për qind, që është afër rritjes së projektuar nga ana e Qeverisë.

FMN-ja kumton se Qeveria mbetet e përkushtuar në politikë stabile fiskale dhe se menaxhimi stabil me financiat publike është prioritet kyç i Qeverisë. Siç thuhet në raportin e FMN-së, Maqedonia me borxh publik prej 43,7 për qind dhe borxh shtetëror prej 36,1 për qind është mes vendeve me borxhe më të vogla në Evropë.

Për sistemin bankar, FMN-ja vlerëson se është mirë i kapitalizuar, i siguruar me depozite të brendshme. Banka Popullore ka pranuar më shumë masa për kudjes të Bankës Qendrore Evropiane në kontekst të krizës greke, të cilat megjithatë nuk i kanë prishur marrëdhëniet me bankat dhe kompanitë greke, me të cilat ka vazhduar bashkëpunimi i zakonshsëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *