“Fondacioni Messi”, pastrim i parave të drogës

“Fondacioni Messi”, pastrim i parave të drogës

Agjensia Amerikane e Anti-Drogës, DEA, po heton rreth ndeshjeve të bamirësisë të organizuara nga “Fondacioni Messi” në vendet e Amerikës Latine. Pas çështjes së evazionit fiskal, ky duket një tjetër telash për yllin e Barcelonës. Në hetimin e ndërmarrë prej muajsh nga drejtësia amerikane dyshohet se pas ndeshjeve të organizuara nga Fondacioni “Messi dhe shokët” gjatë vitit 2013 mund të fshihet karteli meksikan i drogës.

Sinjalizimi është dhënë nga një dëshmimtar i mbrojtur që ndodhet në burg në Shtetet e Bashkuara. Personi i cili po bashkëpunon me DEA-n, i ka njoftuar autoritetet se ndeshjet janë përdorur nga trafikantët e drogës në Meksikë për të pastruar paratë. Sipas të dhënave të mbledhura nga hetuesit, dyshohet se pas ndeshjeve të bamirësisë fshihen narko-trafikantët e Los Valencia, kartelit më të madh që trafikon marijuanën në thuajse të gjithë Amerikën Qendrore.

Hetimit të nisur në Amerikë i janë bashkuar edhe autoritetet spanjolle. Në ndeshjet e luajtura ndërmjet Vitit 2012 dhe 2013-ës kanë marrë pjesë disa kampionë të mëdhenj të futbollit dhe miq të Lionel Messit, mes të cilëve edhe braziliani Neymar. Me fjalë të tjera, një periudhë vërtetë e zezë për katër herë fituesin e Topit të Artë, me probleme që i shtohen dëmtimit të fundjavës së kaluar, i cili do të mbajë jashtë fushave të lojës për afro dy muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *