“Forbes”, Real Madrid dhe Cristiano, më të vlefshmit në futboll

“Forbes”, Real Madrid dhe Cristiano, më të vlefshmit në futboll

Reali i Madridit është klubi i futbollit më i vlefshëm i vitit 2015, ndërsa Cristiano Ronaldo është futbollisti më i vlefshëm. Kjo është ajo që publikohet nga revista amerikane e specializuar në financa, “Forbes”. Sipas klasifikimit të kësaj reviste, Reali i Madridit gjendet në vendin e pestë të renditjes, me një vlerë financiare prej 418 milionë eurosh. Përpara klubit spanjoll gjenden New York Yankees (bejsboll), Los Angeles Lakers (basketboll), Dallas Cowboys dhe New England Patriots (futboll amerikan).

Në këtë renditje, Reali i Madridit ka lënë pas klube të tilla futbolli si Manchester United, Barcelona dhe Bayern Munchen. Anglezët, sipas “Forbes”, kanë një vlerë prej 401 milionë eurosh, katalanasit 392 milionë dhe bavarezët 337 milionë.

Përsa u përket individëve, i vetmi futbollist që përfshihet mes 10 sportistëve më të vlefshëm është Cristiano Ronaldo, me një vlerë prej 14.4 milionë eurosh. Lista kryesohet nga Tiger Woods me 27 milionë, i ndjekur nga Phil Michelson, LeBron James dhe Roger Federer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *