Forina ballafaqohet me mungesën e ujit për pije

Forina ballafaqohet me mungesën e ujit për pije

Fshati Forinë gati çdo vit po ballafaqohet me mungesën e ujit në ujësjellësin lokal. Banorët thonë se tanimë tre ditë ballafaqohen me mungesën e ujit për pije.

Nga Bashkësia Lokale e fshatit Forinë shprehen në dijeni të këtij problemi. Abil Idrizi – nënkryetari I BL të fshatit Forinë, thotë se mungesa e ujit në ujesjellesin e fshatit, ka si shkak defektin në motorin e pompës që furnizon me ujë bazenin kryesor të fshatit

Nga N.P “Komunalec” bëjn me dije se ata janë informuar për mungesën e ujit në Forinë dhe se tanimë po punojnë në sanimin e defektit. Ekipe te ndërmarrjes kanë dal në vendngjarje dhe duhet te vërtetojnë faktin nëse motori i vjetër do të riparohet ose do të zëvendësohet me të ri. Për çdo rast thonë nga “Komunalec” do ju duhen dy – tre ditë deri ne zgjidhjen e problemit.

Forinasit për momentin furnizimin me ujë e bëjnë nëpërmjet puseve e hidroforëve. Si zgjidhje e përhershme e këtij problemi shihet lidhja me ujësjellësin e qytetit. Një projekt i tillë është paraparë në programin i cili financiarisht mbështetet nga agjencioni zviceran SECO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *