Forinë, pastrohet deponia e egër në Rudinë

Forinë, pastrohet deponia e egër në Rudinë

Në Forinë ka nisur një aksion ekologjik në vendin e quajtur Rudina, në periferi të fshatit. Aksioni i iniciuar nga Bashkësia Lokale e fshatit Forinë, gjeti mbështetje të gjerë të ndërmarrjes publike “Komunalec” dhe Komunës së Gostivarit.

Jakup Kamberi nga Bashkësia Lokale e fshatit Forinë, shpjegon se terreni që po pastrohet do të rrethohet, do të vendoset tabelë paralajmëruese që të mos hudhen mbeturina. Në të ardhmen mbeturinat do të lejohen të hudhen vetëm në vendin e caktuar nga Bashkësia Lokale e fshatit Forinë.

Kamionë dhe mekanizëm adekuat të kontraktuar nga autoritetet lokale do vijojnë të punojnë edhe ditëve në vazhdim për të realizuar këtë aksion, më i madhi deri tani në Forinë, me qëllim që lëndina e Rudinës të merr pamjen e dëshiruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *