Ftesë e re për SH.K.A. “Jahi Hasani” nga Tirana, Shqipëri

Ftesë e re për SH.K.A. “Jahi Hasani” nga Tirana, Shqipëri

Sapo janë kthyer nga festivali ndërkombëtar në Bosnje, në adresë të SH.K.A. “Jahi Hasani” nga Çegrani ka mbërritur ftesë e re.

Këtë herë, ftesa erdhi nga Qendra kombëtare për veprimtari folklorike në Tiranë  për pjesëmarje në festivalin tipologjik të valles burimore popullore  në qytetin e Lushnjës, në datat 23, 24 tetor të këtij viti.

Ky festival ashtu siç shkruan edhe në ftesën zyrtare në adresë të SH.K.A. “JAHI HASANI” është festival i qarqeve në shqipëri.

Në festivalin i cili do të mbahet në Lushnje, grupi i këngëve dhe valleve nga Çegrani ftohet të merr pjesë me 20 artistë të valles popullore burimore, shoqëruar me kostumet tradicionale të rrethit nga i cili vjen. Elemente që kjo shoqëri artistike kulturore i ka si pika më të forta, me të cilat edhe i ka arritur të gjitha sukseset e saja më të mëdha në skenat kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

Ngelet të shohim nëse SH.K.A. “Jahi Hasani” do të arrijë të triumfojë edhe në këtë festival, duke prezantuar dhe kultivuar kulturën e bukur tradicionale të rrethit të pollogut. / m.r. TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *