Pasditën e djeshme në ora 15 e 35 minuta, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, efektivët e policisë e SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë arrestuar personin S.A. (23) nga Debreshi i Gostivarit, i cili gjatë marrjes së veprimeve zyrtare, ka vepruar në mënyrë agresive ndaj tyre, duke i fyer dhe nënçmuar.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për pastrim të rastit.