Galaxy S7 me USB-C

Galaxy S7 me USB-C

Gjigandi aziatik ka vendosur që të aplikojë standardin e ri të pajisjeve duke integuar portën USB-C në versionet e reja të telefonëve të mençur.

Samsung Galaxy S7 pritet që të prezantohet vitin e ardhshëm, por qysh tani kanë filluar të dalin informacione lidhur me specifikat e tij.

Është raportuar tashmë që do të ofrohet në tri versione: dy do të fuqizohen nga çipi Exynos, ndërsa tjetri nga Qualcomm Snapdragon 820.

Tani informacionet e reja thonë se telefoni i ardhshëm do të ketë një portë USB të tipit C. Ky informacion është dhënë nga SamMobile që citon burime të afërta me kompaninë.

Teknologjia në fjalë tashmë është në dy nga telefonat e prezantuar këtë vit nga kompanitë rivale: Nexus 6P dhe One Plus Two.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *