“Game of Thrones” thyen rekordin e Emmy me 12 çmime

“Game of Thrones” thyen rekordin e Emmy me 12 çmime

“Game of Thrones” ishte triumfuesi i padiskutueshëm i “Emmy Awards”, ceremonia e përvitshme që nderon arritjet më të mira të programeve të shfaqura në televizionet amerikane.

12 statuetat e fituara prej prodhimit fantastiko-epik të HBO-së, thyejnë rekordin e 9 çmimeve të siguruara nga “West Wing” në vitin 2000. Ndër to, çmimi i serialit më të mirë dramatik, aktorit më të mirë joprotagonist, Peter Dinklage, regjisorit e skenarit më të mirë, e bënë “Game of Thrones” suksesin e padiskutueshëm të mbrëmjes.

Viola Davis çeli një faqe të re në historinë e këtyre çmimeve duke u bërë e para grua me ngjyrë që çon në shtëpi statuetën e aktores më të mirë për interpretimin në filmin “Si t’ia hedhësh paq me një vrasje”. Nderimin e bërë, 50-vjeçarja e pranoi me fjalët: “E vetmja gjë që ndan femrat me ngjyrë nga të gjitha të tjerat është vetëm mundësia e dhënë”.

Jon Hamm e mori dhe ai më në fund çmimin e shumëlakmuar të aktorit më të mirë për rolin kryesor tek “Mad Men”. Në kategorinë e komedisë, vendin e parë e rrëmbeu Veep, duke lënë në hije  “Modern Family”, fituese i këtij trofeu për 5 vjet rresht.

Çmimet Emmy konsiderohen një prej eventeve më të rëndësishme kinematografike në Shtetet e Bashkuara e mjaft ekspertë i shohin si tregues të rrugës së televizionit në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *