Garet: Përgjegjësi dhe konstruktivitet për përmbushjen e marrëveshjes së Përzhinos

Garet: Përgjegjësi dhe konstruktivitet për përmbushjen e marrëveshjes së Përzhinos

“Marrëveshja e Përzhinos është një arritje e madhe në vete dhe hapat të cilat janë marrë për sjelljen e saj janë të mëdha, ashtu siç është kthimi i opozitës në Parlament, marrëveshja për prokurorin special. Por, ka edhe disa hapa të cilat ende qëndrojnë në vend, na pret marrëveshja rreth çështjes së Kodit Zgjedhor, pastaj emërimin e ministrave, por edhe sjellja e të gjithë aktorëve politik gjatë fushatës dhe zgjedhjeve, të vitit të ardhshëm, të cilat për Maqedoninë do të jetë shumë të rëndësishme. Deri më tani punët janë duke ecur, presim hapa pozitivë , por që të ndodhë ajo na duhet punë, kompromis dhe konstruktivitet te të gjithë të përfshirët në këtë proces” tha Garet në deklaratën për gazetarët.

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, ka theksuar se me ndihmën e ekspertët e BE-së dhe SHBA-së vazhdimisht punohet për zhvillimin e Gjyqësorit dhe organeve të tij në vendin tonë, dhe kjo është në rrugë të mirë në lidhje me transparencën, përgjegjshmërisë dhe rritjes së pavarësimit të tij. I pyetur se çfarë po ndërmerret në lidhje me kritikat e lëshuara nga raportet e Komisionit Evropian, ministri i drejtësisë ka theksuar se të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit, por edhe raporti i Pribe-së, janë lëndë të analizave në bazë të së cilës Ministria do të përgatit masa të caktuara, njofton Kanal5.

“Ato masa janë paraqitur të premten në takimin me eurokomesarin për zgjerim Johanes Han dhe kanë qenë të mbështetura nga eurokomesari. Presim ndryshim të tyre, edhe unë jam i bindur se këto masa të cilat propozohen, do të kenë efekt”, tha Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *