Gashi: Qeveria bie/ Taravari: Jemi në bisedime për koalicion të ri me të gjitha partitë !

Gashi: Qeveria bie/ Taravari: Jemi në bisedime për koalicion të ri me të gjitha partitë !

“Shumica ka probleme reale dhe ajo duket se dështon. Kjo mund të sjellë një shumicë të re”, deklaroi Afrim Gashi, kreytAr i AAA-së në emisionin “Politica” në Tv Globi. I pyetur nëse ata do ti bashkangjiten me ASH-në shumicës, Gashi tha se kjo qeveri duhet të bie dhe Zaev ta dorëzon mandatin që pastaj të zhvillohen negociata për qeveri të re.

“Qeveria duhet të bie. Zoti Zaev nëse e sheh se e ka vështirë të funksionojë me këto numra, duhet të dorëzojë mandatin, pastaj të ulemi dhe të bisedojmë si më tej. Ne nuk jemi për ti shpëtuar ata. Nga këndvështrimi im duke shumë e rëndë se kjo qeveri mbijeton, ajo është në këmbë të qelqta dhe pak kohë i ka mbet të bie”, thekson kryetari i AAA-së, Afrim Gashi.

Edhe pse Gashi tha se bisedime zyrtare nuk ka për koalicione të mundshme parazgjedhore për zgjedhjet lokale, nga partneri i koalicionit momental të tyre, konkretisht Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot tha se janë në bisedime me të gjitha partitë politike për koalicion në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit. Taravari gjithashtu shtoi se po bisedojnë edhe me partitë më të vogla të etnive tjera, dhe se një koalicion do të ketë me njërën nga partitë më të mëdha nga blloku maqedonas.

“Partia jonë është në bisedime jo me VMRO-në por me të gjitha partitë politike edhe me LSDM-në edhe me partitë tjera të etnive më të vogla dhe me probabilitet të madh ne do të bëjmë një koalicion me ndonjërën prej partive më të mëdha maqedonase. Nëse LSDM-ja sipas të gjitha gjasave do të shkojë me BDI-në neve do të na mbetet që ta bëjmë me VMRO-në, por për këto vendime në fund vendos kuvendi i partisë dhe i sjell vendimet definitive”, deklaroi Arben Taravari – Sekretar Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët.

Koalicon parazgjedhor me opozitën shqiptare ka paralajmëruar edhe opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE. Por, opozita paralajmëron ditëve të fundit edhe shumicë të re parlamentare. Taravari thotë se nuk e përjashtojnë mundësinë që të jenë pjesë e një shumice të re parlamentare, por pa BDI-në.

“Ne nuk kemi negociata për shumicë të re, por e di se ka pakënaqësi të mëdha brenda koalicionit të Qeverisë. Sipas meje aktualisht Qeveria nuk ka 61 vota sipas meje që nuk do të thotë se është ashtu, por ditët në vijim do ta shohim. Çdo gjë është e mundur nuk e përjashtojmë mundësinë edhe të jemi pjesë e një shumicë të re por pa BDI-në. Gjithmonë e them, me djallin mund të bëjmë koalicion me BDI-në jo”, deklaroi Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Si LSDM ashtu edhe VMRO-DPMNE nuk e mohojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me partitë nga blloku politik shqiptar përpara zgjedhjeve lokale. Kryeministri Zoran Zaev beson se të bashkuar ata do të jenë në gjendje të arrijnë rezultate më të mira. Ata mbeten të hapur për bashkëpunim me partnerin aktual të koalicionit BDI. BDI është e bindur se edhe nëse shkojnë vetë në zgjedhje, do të kenë rezultatet më të mira. Përndryshe, shumica parlamentare ka 62 deputetë – Aleanca për Shqiptarët së bashku me Alternativën, VMRO DPMNE dhe e Majta, kanë 58 deputetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *