Gastronomët dhe muzicientët e Gostivarit në protestë, kërkojnë protokolle pune

Gastronomët dhe muzicientët e Gostivarit në protestë, kërkojnë protokolle pune

Gastronomë, muzikantë, fotografë, kameraman e punonjës të tjerë veprimtaria e të cilëve ndërlidhet me dasmat, kanë protestuar në qytetin e Gostivarit. Ata u ankuan se në paketën e pestë të masave që qeveria para ditësh e paralajmëroi, nuk janë përfshi aspak. Kërkuan që shteti urgjentisht siç ka sjellur protokolle për punë për biznese të tjera, të sjellë edhe për ata, pasi gati për një vit nuk janë duke punuar aspak . Meriton Abazi, përfaqësues i Odës së Gastronomëve për rajonin e Gostivarit, tha se humbjet e tyre janë të mëdha e me qindra punonjës kanë mbet pa punë.

“Qeveria duhet të shfuqizojë menjëherë Nenin 14 të Dekretit të botuar në Gazetën Zyrtare me 23.06.2020, I cili citon “është e ndaluar të organizosh çdo lloj ngjarje (Dasma, përgëzime, ditëlindje) në një pjesë të hapur dhe të mbyllur të ndërtesave. Ne jemi ambiente të kategorizuara për ngjarje të organizuara, kemi ambiente të mëdha dhe kemi mundësi të zhvillojmë ngjarje me protokoll sipas të cilave funksionojnë restorantet tjera A la carte”, tha Abazi.

Ata kërkuan urgjentish potokolle që të fillojnë me punë, për çka premtuan se nga ana e tyre do të respektohen me përpikmëri.

“Në fazën e parë ne nuk kërkojmë të na lejohet të organizojmë një “,martesë tradicionale maqedonase” dhe ne vetëm këkojmë që të jemi në gjendje të punojmë në të njëjtat kushte dhe protokolle si restornatet tjera. Kërkojmë mbëshetetje financiare të pa kushtëzuar për të gjitha kategoritë në sketorin e hotelerisë të prekur nga pandemia. Këto kërkesa janë thelbësore për mbijetesën tonë”, tha më tej Abazi.

Muzicientët dhe fotograftë të revoltuar, kanë pyetur qeverinë se si ka mundësi kazinotë të punojnë e ata jo. Thonë se për një vit kanë mbetur pa punë dhe askush nuk është kujdesur për ata.

Në nivel shteti mendohet se ka mbi 30 mijë punonjës nga ky sektorë të cilët për shkak të pandemisë kanë mbetur pa punë. Ata paralajmërua vazhdimin e protestave derisa kërkesat e tyre të miratohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *