Gazetari i Anadolu Agency plagoset në përleshjet në Rripin e Gazës

Gazetari i Anadolu Agency plagoset në përleshjet në Rripin e Gazës

Raportohet se në përplasjet mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë në kufirin Gaza-Izrael, kanë humbur jetën 5 palestinezë dhe janë plagosur së paku 25 persona në mesin e tyre edhe kameramani i AA-së, raporton Anadolu Agency.

U deklarua se palestinezët që duan të protestojnë për operacionet e Izraelit ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, pas namazit të xhumasë kanë mbajtur një demonstrim në kufirin Izrael-Gaza. Gjithashtu u theksua se gjatë kufirit të Gaza-s në shumë rajone ka pasur përplasje mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve. U vërejt se ushtarët izraelitë për ti shpërndarë të rinjtë palestinezë që kanë gjuajtur me gurë, kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba plastike dhe të vërteta.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë palestineze në Gaza, Esref el-Kudra, në deklaratën e tij për AA tha se në përplasjet mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në kufirin Gaza-Izrael janë vrarë 5 persona, janë plagosur 25 të tjerë dhe nga gazi lotsjellës janë ndikuar dhjetëra njerëz. Kudra theksoi se të plagosurit janë transferuar në kompleksin shëndetësor në Gaza dhe disa janë në gjendje të rëndë.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e Kompleksit Shëndetësor Nasır, në përplasjet që kanë ndodhur mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë në lindjen e qytetit Khan Younis që gjendet në jugun e Gaza-s, ka humbur jetën një palestinez dhe është plagosur një person.

– Plagoset kameramani i AA-së Kaya-

Kameramani i AA-së Metin Yüksel Kaya, gjatë përcjelljes së përplasjeve në lagjen Şucaiyye, u plagos në dorën e majtë. Ndërhyrja e parë është bërë në spitalin ku u transferua ai. Kamera e Kaya-s është thyer nga ana e ushtarëve izraelit gjatë incidentit.

Nga ana tjetër një i autorizuar nga ushtria izraelite tha se: “Rreth 200 palestinez janë afruar telit sigurisë që gjendet në veri të Gazës dhe kanë gjuajtur me gurrë ndaj ushtarëve izraelitë dhe kanë djegur goma. Ushtarët izraelitë kanë gjuajtur me qëllim për ta ndaluar përparimin e palestinezëve dhe kanë vrarë 5 persona. Ngjarjet ende vazhdojnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *