Gjashtë mijë migrantë të rinj do të kalojnë nëpër Maqedoni

Gjashtë mijë migrantë të rinj do të kalojnë nëpër Maqedoni

Sipas vlerësimit të të gjithë faktorëve të përfshirë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve, të pranishëm në kampin e pranimit në Gjevgjeli, gjatë ditës së djeshme nëpër shtetin tonë kanë transituar rreth 6.000 migrantë të rinj nga kampi për pranim në Gjevgjeli deri në Tabanoc.

Nga stacioni i trenit informuan se nga platforma te kampi dje drejt Tabanocit janë nisur pesë trena specialë me rreth 3.300 migrantë, ndërsa në mëngjes u nis edhe treni i parë i sotëm drejt Tabanocit me rreth 600 migrantë.

Nga stacioni i trenit konfirmuan se edhe sot janë të gatshëm të përgjigjen në kërkesat e kampit me trena shtesë specialë, të cilat janë të gatshëm dhe presin thirrje Dje një pjesë e madhe e migrantëve janë transportuar me autobusë dhe vetura taksi drejt Tabanocit, ndërsa ky është rasti edhe në mëngjes.

Rreth 30­të autobusë dhe taksi vetura i presin migrantët te ura në Suva Rekë dhe prej aty i transportojnë drejt kufirit verior. Sipas valës së migrantëve në kampin për pranim, pritet edhe sot nëpër vendin tonë të transitojnë rreth 6.000 migrantë. Transporti është mirë i organizuar dhe madje deri tani po zhvillohet pa vështirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *