Gjashtë persona nga Dibra dhe një i huaj po testohen për koronavirus

Gjashtë persona nga Dibra dhe një i huaj po testohen për koronavirus

Gjashtë persona nga Dibra dhe një i huaj për momentin po testohen për koronavirus, publikoi në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Për momentin për koronavirus po testohen 6 persona nga Dibra. Prej tyre, katër të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit nga Dibra. Një mjek epidemiolog dhe një teknik laboratorie gjithashtu nga Dibra, të cilët janë pa simptoma të koronavirusit, por për të cilët ëshë e rëndësishme të bëjmë kontroll të gjendjes së tyre shëndetësore”, thekson ministri Filipçe, raporton news33.

Për koronavirusi po testohet edhe një i huaj përmes Qendrës për shëndet publik në Manastir. Rezultatet do të jenë gati për disa orë, pas çka opinioni do të informohet /almakos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *