Gjashtë qytetarë të Gostivarit e kanë shkelur orën policore

Gjashtë qytetarë të Gostivarit e kanë shkelur orën policore

Gjatë dy ditëve të kaluara 6 persona e kanë shkelur orën policore në Gostivar. Në karantinë shtetërore ndodhen 148 qytetarë nga Gostivari, në izolim 51 dhe me deklaratë të nënshkruar për vetë – izolim 107 persona.

Ndërkohë, në tërë territorin e shtetit ende vazhdon karantina 85 orëshe e cila filloi në pasditen e së premtes dhe do të zgjasë deri nesër në 5 të mëngjesit. Gjatë fundjavës dhe sot vetëm qytetarët me leje të posaçme kanë të drejtë të lëvizin, dhe në të gjithë territorin, leje për punë në orë policore siguruan marketet dhe restorantet që bëjnë dërgesa nëpër shtëpi. Kjo është fundjava e dytë me radhë që i gjithë vendi është në izolim, një masë për të parandaluar përhapjen e virusit korona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *