Gjashtë raste të reja me Covid 19 në rajonin e Gostivarit

Gjashtë raste të reja me Covid 19 në rajonin e Gostivarit

Edhe gjashtë banorë në rajonin e Gostivarit kanë rezultuar pozitiv me virusin korona brenda 24 orëve të fundit. Nga raste e reja katër janë nga Gostivari, dy nga Komuna e Mavrovë -Rostushë. Informacioni bëhet i ditur nga Shtabit ndërkomunal i emergjencave në Gostivar.

Për momentin në Komunën e Gostivarit ka 13 raste aktive me Covid 19, në Komunën e Vrapçishtit 11 dhe dy në Komunën e Mavrovë-Rostushë. Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë testuar mbi 450 persona, prej ku 47 persona dolën pozitiv, 23 në Gostivar, 20 në Vrapçisht dhe 4 në Komunën e Mavrovës.

Tre persona fatkeqësisht nuk i mbijetuan koronavirusit, një në Gostivar dhe dy në Vrapçisht. Janë shëruar 18 persona, mesin e të cilëve pesë ishin personel mjekësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *