Gjashtëmujori i parë shënon ulje të kliminalitetit. Miratohet raporti i Stacionit Policor në Komunën e Gostivarit

Gjashtëmujori i parë shënon ulje të kliminalitetit. Miratohet raporti i Stacionit Policor në Komunën e Gostivarit

Një ndër pikat e rendit të ditës të Sencës së 23-të të Këshillit komunal të Gostivarit ishte edhe raporti i Stacionit Policor në Gostivar në lidhje me periudhën e parë gjashtmujore të vitit 2015.

Raporti në përgjithësi cilësohet pozitiv dhe i përmirësuar për dallim nga Raporti i periudhës së njejtë nga viti i kaluar, tha Komandanti i Stacionit Policor në Gostivar, Naim Aliu.

Pas preznetimit të Raportit Policor, për të njejtin pati debat të ashpër mes të gjithë këshilltarëve ku u përshi edhe kreu i Gostivarit Beja, në lidhje me atë se sa ky raport është real. I pari që e kritikoi punën e polcisë së Gostivarit ishte Këshilltari dhe koordinatori i RDK-së Vesel Memedi. Ai kishte vërejtje edhe për zgjedhjen e Komnandantit policor. Këshilltari Memedi tha se ai duhet të zgjidhet nga Këshilltarët komunal e jo nga Minsiria e Mbrojtjes, ndërsa tha se komnadanti aktual është në këtë detyrë për katër vite ushtrues detyre. Ai kërkoi të respektohet Marrëveshja e Ohrit për zgjedhjen e të njejtit. Ndërsa për raportin në fjalë sipas Memedit “policia vetë në raport thotë se kur ka dëshirë i kap kriminelët, kurse kur nuk donë, nuk e bën një gjë të tillë”. Memedi u nakua edhe për mospërfshirjen e emrit të ish shefit të policisë së Gostivarit në raport.

Nuk kemi bërë seleksionime dhe nuk do bëjmë, kur është në pyetje siguria e qytetarëve, ishte përgjigja e komandat Aliut për këshilltarin Memedi. Për ish shefin e policisë Aliu tha se ajo çështje nuk është në kompetencë të tyre, por të MBP-së, andaj për atë nuk mund të raportohet.

Fajlë për raportin policorë mori edhe Këshilltari nga radhët e PDSH-së Mujdin Bilalli, i cili tha se “Raporti i stacionit policor të Gostivarit nuk pasqyron gjendjen reale që mbretëron në qytet dhe vendbanimet përreth, ndërsa shtoi më tej se në raport nuk ka të dhëna pse nuk kapen dhe nuk bëhen të ditur emrat e narko-dilerëve në Gostivar. Për Bilalli kjo nuk bëhet pasi policia ka frikë të zbardh emrat e narko trafikantëve.

Ndërkaq, kreu i Gostivarit Nevzat Bejta gjatë përfshirjes së tij në këtë debat fillimisht përgëzoi policinë për punën, ndërsa kërkoi që me këtë tempo të punës policia edhe të vazhdoj. Ai kërkoi që edhe qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Bejta, Memedit dhe Bilallit iu tha se nuk janë në parlamaent e as janë deputet por këshilltarë komunal ku ka respektim të ligjit dhe jo sjellje dhe ndryshim të ligjeve, duke aluduar me këtë te përzgjedhja e komandantit poilicorë.

Megjithatë këshilltari Memedi këmbënguli se komnadanti katual ka në pykpyetje legjitimitetin e tij.

Komandanti aktual i SP-Gostivar ka qenë dhe mbetet legjitim, deri sa MPB të dërgoj tre emra e që ne duhet të zgjedhim njërin prej tyre, tha Bejta. Ndërsa se si punohet, Bjeta Memedit i tha se i ka kaluar të gjitha pozicionet nga deputeti, ministër, kryetar komune, ndërsa tha se edhe mandati i ardhëshëm është i tij.

Edhe pas këtij debate të ashpër raporti u miratua me shumicë votash nga ana e këshilltarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *